Telegrafi

Alves: Bëmë një hap të madh drejt titullit

“Ne e kemi ditur se do të jetë e vështirë sonte (e shtunë), por kemi bërë një hap të madh drejt qëllimit tonë. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse ndeshja ndaj Valladolidit do të jetë shumë e vështirë”.

“Ne e patëm kontrollin në sfidë, por ne u dhamë jetë atyre me ato dy gabime. Ky është futbolli spanjoll. Ne duhet të përgatitemi mirë për Valladolidin”, deklaroi Alves për AS. /Telegrafi/