Telegrafi

Alushi: Nuk ishim të fokusuar te goli, ndeshja më e mirë e jona  

Mesfushori i Kosovës, Enis Alushi ka folur pas ndeshjes së humbur ndaj Kroacisë.

Kosova humbi minimalisht 1-0 ndaj Kroacisë në Zagreb, por bënë një ndeshje të madhe në aspektin kolektiv duke mos bërë gabime.

“Në situatën e golin nuk kemi qenë shumë të fokusuar. Nuk kemi punuar si kolektiv në atë situatë, pasi kualitetet e Kroacisë na ndëshkuan”, ka thënë fillimisht mesfushori Alushi.

Lexo po ashtu Kosova thyhet në fund, Kroacia fiton me rezultat minimal (Foto/Video)

“Si kolektiv kjo është ndeshja më e mirë që e kem treguar deri më tani”.

“Marrë parasysh kundër kujt kemi luajt, kemi bërë një ndeshje të madhe, jemi përmirësuar shumë, është ndjenjë pozitive”.

“Do dalim me kokën lart, dhe do ta shfrytëzojmë këtë për ndeshje ndaj Finlandës”, përfundoi mesfushori i Kosovës.  /Telegrafi/