Telegrafi

Zyrtare: Alushi nënshkruan me skuadrën nga Bundesliga 2

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi është transferuar te skuadra e njohur gjermane, FC Nurnberg.

Mesfushori kosovar ka qëllime ambicioze me skuadrën e re, duke premtuar se do ta bëjë më të mirën për Nurnbergun.

“Klubi i Nurembergut, në sezonin e kaluar ka qenë ndër në ekipet më të mira në ligë, deklaroi fillimisht Alushi.

“Kjo është arsyeja pse unë do të doja të isha pjesë e kësaj skuadre në sezonin e ri”, ka thënë mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës.

Ndryshe, Alushi në edicionin që lamë pas ishte pjesë e ekipit tjetër gjerman, St. Paul. /Telegrafi/