Enis Alushi po i numëron ditët e fundit si pjesë e Nurnbergut.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka prishur marrëdhëniet e tij me klubin që pas ndeshjes që zhvilloi kundër Turqisë.
Nurnberg ka suspenduar Alushin i cili është duke shqyrtuar mundësinë e largimit.
Ish-skuadra e tij St Pauli llogaritet favorite për transferimin e Alushit, mirëpo tani në skenë ka dalë edhe Armenia Bilefeld.
Gjatë javës së ardhshme kosovari pritet të vendosë se cilës skuadër do t’i bashkohet, St Paulit apo Bilefeldit. /Telegrafi/