Site icon Telegrafi

Alushi: Kosova po rritet

“Këtë pozicion e kam luajtur 2-3 herë me Paderbornin dhe kam pasur pak eksperiencë. Ishte nder i madh për mua të luajë si kapiten i këtij ekipi. Falënderoj trajnerin dhe gjithë federatën që e kanë këtë besim. Është një dallim, kundërshtari tjetër me kualitet. Fizikisht nuk ishin më të forte, por më të shpejtë”, deklaroi Alushi.

Sipas tij, ata duhet përmirësuar edhe më shumë në mbrojtje, pasi në momente të caktuara po pësojmë gola.

“Golat po i marrim shpejtë. Duhet përmirësuar këtë. Nga e minuta e parë duhet të jemi më të përqendruar. Me krejt këto ndryshime që I kemi pasur në formacion, krahasuar që nga Haiti, mendoj se jemi duke u zhvilluar. Kur të vijnë terminët e UEFA-s e FIFA-s do të kemi kualitet edhe më të mirë”, shtoi mesfushori i Kaiserslauternit. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version