Site icon Telegrafi

Alushi futbollisti i vitit 2015 në Kosovë

Mesfushori i skuadrës gjermane St Pauli, ka triumfuar para shokëve të tij të Përfaqësueses së Kosovës.

Alushi ishte në konkurrencë së bashku me lojtarët e tjerë të Kosovës, si Bernard Berisha, Fanol Perdedaj, Besar Halimi e Alban Pnishi.

Kujtojmë që Alushi është pjesë e skuadrës gjermane St Pauli dhe garon në Bundesliga 2, ndërsa gjatë këtij viti ka luajtur afër 20 ndeshje në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Ky ishte çmimi i parë individual i Alushit në vendlindjen e tij, ndërsa vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Loret Sadiku. /Telegrafi/

Exit mobile version