E premtja nuk filloi mirë te Barcelona, klubi katalnuas ishte në qendër të vëmendjes së medieve për shkak të përleshjes mes Nelson Semedos dhe Neymarit.
Pas kësaj të gjithë dëshironin të dinin arsyen e zënkës, por askush nuk doli me një përgjigjeje.
Por, sipas ‘Sun’, Neymar tentoi të përul Semedon duke ia futur topin në mes të këmbëve që pastaj të gjithë të qeshnin me atë.
Dhe i riu te klubi katalnuas që ende duket se nuk është mësuar me atmosferën e grupit të ri, e mori shumë seriozisht këtë gjest nga Neymari.
Pas kësaj dyshja për një moment ishin ballë për ballë në stërvitje dhe aty filloi gjithçka dhe pas përleshjes së vogël Neymar u largua nga qendra stërvitore.
Besohet se tashmë braziliani dhe Paris Saint Germaini kanë gjetur një marrëveshje dhe në ditët në vazhdim pritet finalizimi. /Telegrafi/