Site icon Telegrafi

Altuna Sejdiu-Tuna bëhet nënë për herë të dytë

Altuna Sejdiu- Tuna është bërë nënë për herë të dytë.

Një gjë të tillë e ka mbajtur larg publikut, por që ditën e sotme (e diel) ka zgjedhur ta bëjë të ditur për fansat.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se ka pritur në jetë djalin e dytë të saj.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Artistja po ashtu ka zbuluar emrin e të porsalindurit, teksa ka zgjedhur ta pagëzojë me Zen.

Bëjmë të ditur se ajo është nënë edhe e një djali tjetër, Tian, të cilin e ndanë me Patris Berishën. /Telegrafi/

Exit mobile version