Altrina Kiqina ka rrëmbyer kurorën e spektaklit “Miss Shqiptarja në Botë” për vitin 2019.
Bukuroshja nga Drenica fitoi kurorën e flakëruar në flori, e cila kap vlerat rreth dhjetë mijë euro.
Ngjarja edhe këtë vit u organizuar nga producenti i njohur, Ilir Geci, dhe është mbajtur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Krahas bukuroshes drenicake, çmime fituan edhe 12 vajza tjera, të cilat fal një marrëveshjeve nga organizatorët me Kolegjin AAB, do të kenë mundësi studimi në këtë kolegj.
Sipas organizatorëve, “Gecjan Fashion Group”, shpërblimet dhe dhuratat kanë kapur shifrat deri më 30 mijë euro. /Telegrafi/