Site icon Telegrafi

Altin Zeqiri vendimtar në fitoren e Rizespor ndaj Samsunsporit të Arbnor Mujës

Reprezentuesi kosovar Altin Zeqiri ka qenë edhe një herë tjetër vendimtar për ekipin e tij Çaykur Rizespor. 

Rizespor u përball me Samsunspor në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit turk në një dramë të vërtetë që prodhoi pesë gola. 

Ishte pikërisht Zeqiri ai i cili pas inkuadrimit në pjesën e dytë ishte vendimtar duke realizuar golin e fitores në minutën e 88-të të ndeshjes. 

Ky njëherësh ishte goli i parë i 28-vjeçarit këtë sezon në elitën e futbollit turk, pas 15 ndeshjeve të luajtura. 

Në këtë takim për 64 minuta u paraqit edhe Arbnor Muja, por më pas u zëvendësua pa arritur të lë shenja. 

Për Mujën kjo ishte paraqitja e 22-të këtë sezon për Samsunsporin në kampionat, teksa numëron dy gola dhe një asistim. 

Rizespor pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e nëntë në renditje me 31 pikë, teksa Samsunspor mban pozitën e tretë me 46 sosh./Telegrafi/

Exit mobile version