Hyri në lojë nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Andorrës dhe shënoi gol në debutim me fanellën e Kosoves, por këtë formë të mirë Altin Zeqiri po e vazhdon edhe në nivel klubi.
Zeqiri ka shënuar gol për skuadrën e tij Rizespor në Superligën e Turqisë, gol ky që nuk mjaftoi që Rizespor të arkëtojë tri pikët në udhëtim ndaj Kayserispor.
Ai u fut në fushë në minutën e 70-të dhe që në aksionin vijues ai arriti të shënoi gol.
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1715700559854936204
Ky njëheresh ishte goli i tij i parë në elitën e futbollit turk teksa ka edhe një asistim.
Pas kësaj humbje Rizespor e gjen veten në pozitën e nëntë në renditjen tabelare me 14 pikë të grumbulluara./Telegrafi/