Telegrafi

Altin Zeqiri futet në pjesën e dytë, shënon dhe asiston për t’i sjell fitoren Rizesporit

Sulmuesi Altin Zeqiri është aktivizuar si zëvendësues dhe ka bërë dallimin te Rizespori në ndeshjen ndaj Gaziantepit, ku skuadra e tij fitoi 3-1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 30-të të Superligës së Turqisë.

Zeqiri hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë, ku fillimisht asistoi për epërsinë prej 2-1 në minutën e 84-të.

Ai shënoi golin për 3-1 në minutën e 97-të, duke vendosur takimin.

23-vjeçari i ka katër gola e katër asistime këtë edicion në elitën turke.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka lënë Zeqirin në listën rezervë për ndeshjet e marsit. Altin Zeqiri në vlerësimin e Sofascore ishte një nga më të mirët në fushë. /Telegrafi/