Site icon Telegrafi

Altin Merlaku fiton sërish çmimin “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Foto: Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova /Facebook

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.

Epiteti i “Ylli i Javës” në xhiron e 35-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Altin Merlaku. Kapiteni i Dukagjinit pati një

tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në këtë edicion, duke qenë më i merituari për fitoren kundër Llapit, me rezultat 3:2.

Altin Merlaku realizoi “Hat-Trick” në këtë takim, duke ia siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së Armend Dallkut në luftën për t’i ikur barazhit. Merlaku shënoi në minutat 25′, 52′ dhe 56′, derisa u shqua me lojë kreative gjatë tërë ndeshjes. Kjo është hera e dytë në këtë edicion që Merlaku e fiton këtë çmim, pasi edhe në javën e 30-të ishte shpallur më i miri.

Një javë para përfundimit të kampionatit, KF Dukagjini (Klinë) ndodhet në pozitën e 5-të me 49 pikë, dy më shumë se Malisheva, e cila ndodhet në pozitën e tetë, që dërgon në barazh.
Çmimin “YLLI I JAVËS” për futbollistin e KF Dukagjini e dorëzoi Sibell Horosani, menaxhere e departamentit të bankingut privat, në BKT.

Exit mobile version