Site icon Telegrafi

Altin Lala flet për transferimin e Rashicës te Werderi dhe Sadikut në Levante

Altin Lala pas largimit nga futbolli i luajtur është përqendruar te menaxhimi.

Ai ka disa lojtarë nën juridiksionin e tij, megjithatë, lëvizja më e fundit e tij është ajo e Milot Rashicës. Ky i fundit u largua nga Vitesse e kampionatit holandez në Bundesliga 1 në Gjermani te Werder Bremen.

Lexo po ashtu Faksi i një tifozi shqiptar e bëri Rashicën lojtar të Werderit: Burhan Mahmutaj tregon gjithë historinë interesante (Foto)

Lala flet për klientin e tij, por edhe për “bomberin” kuqezi Armando Sadiku, i cili u largua nga Polonia në Spanjë te Levante në La Liga. Ai nuk luajti në barazimin e sotëm të skuadrës së tij, por pritet që të jetë në fushë gjatë javëve të ardhshme.

“Ishte një lëvizje mjaft e rëndësishme për Milotin. Kështu që në radhë të parë më bëhet qefi për Milotin (Rashica) dhe për çdo futbollist shqiptar që do të aktivizohet në Bundesligë”.

“Të shkosh në La Liga është diçka jashtëzakonisht e madhe. Natyrisht që futbolli spanjoll është futboll tjetër, ndryshon nga ligat e tjera në Europë. Do Zoti të përshtatet sa më shpejtë që të ndihmojë skuadrën dhe të shënojë”, tha Lala. /eds/

Exit mobile version