Site icon Telegrafi

Altin Lala i çuditur me kritikat për Rashicën, Muriqin dhe Rrahmanin

Ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, ka folur për të ardhmen e Milot Rashicës, afatin kalimtar që sapo kaloi dhe mungesën e tij te Kosova.

Ai ka mbetur i çuditur me kritikat që janë bërë në drejtim të lojtarit që ai menaxhon, Rashicës, por edhe ato në drejtim të Vedat Muriqit dhe Amir Rrahmanit.

“Milot Rashica? Dështoi transferimi te Leverkusen sepse u mbyll në minutën e fundit. Marrëveshja u arrit, vetëm se lojtari nuk mundej të regjistrohej, kishte kaluar orari i afatit kalimtar të verës”.

“Kritikat për të nga Kosova? Kritikat që vijnë nga tifozët se nuk erdhi për Kosovën, nuk e di, absurde, flasin pa lidhje. Më thoni një lojtar që nuk dëshiron të ishte kundër Maqedonisë së Veriut në atë ditë? Më thoni një lojtar që nuk do të jetë në Evropian? Asnjë! A i thërrasin mendjes këta? Po kuptohet se ku jetojmë dhe çfarë absurditetesh duhet që të dëgjojmë”.

“Përpara ndeshjes nuk thanë asgjë dhe menjëherë pas humbjes doli që Rashica, Muriqi dhe Rrahmanin se nuk donin të vinin”, ka thënë Lala nw emisionin “Fax Sport”. /Telegrafi/

Exit mobile version