Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi po vazhdon takimet me qytetarë.
Ai ka takuar banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku, ku sipas tij, këto dy fshatra janë bastione të pathyeshme të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Krajkova dhe Damaneku, të njohura e dëshmuara për shërbim ndaj vendit, edhe kësaj here treguan se janë bastione të pathyeshme të Partisë Demokratike të Kosovës. “, ka shkruar ai.
Gjithashtu, ai ka shtuar se do të jetë gjithmonë në shërbim të atdheut dhe interesave të qytetarëve tanë.
Altin Krasniqi mban numrin 20 në listën e PDK-së./Telegrafi/