Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka ftuar edhe një herë qytetarët që ta dalin në votime më 9 shkurt.
Ai ka falënderuar mbështetësit e tij, duke thënë se ndryshimi bëhet së bashku.
“Voto PDK 131! Për një Kosovë më të fortë dhe me zhvillim, mbështeteni Bedri Hamzën për kryeministër me nr. 1, kryetarin e Partisë me nr. 2 dhe Altin Krasniqin me nr. 20. , ka shkruar ai në Facebook.
Altin Krasniqi mban numrin 20 në listën e PDK-së.