Telegrafi

Althauser: Maqedonia ka humbur shumë kohë, është momenti i fundit për reforma

Maqedonia ka humbur shumë kohë në rrugën e saj drejt BE-së, andaj është momenti i fundit të zbatojë reformat e përmbledhura në Marrëveshjen e Përzhinos, thotë ambasadorja e Gjermanisë, Christine Althauser, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipasj saj Gjermania, BE-ja dhe SHBA-të janë shumë të interesuara që Maqedonia të bëhet pjesë e Unionit, pasi në këtë mënyrë sigurohet stabiliteti rajonal.

“BE-ja dhe SHBA-të kanë dhënë ndihmë për arritjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Por gjithçka sillet rreth reformave. Hapja e kapitullit të ri varet nga përmbushja e reformave. Kemi pritur gjatë që vendi të merret me këto çështje dhe është humbur shumë kohë. Por tani është koha të kthehemi mbrapa në atë rrugë”, deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser./Telegrafi/