Site icon Telegrafi

Althauser-Lata: Do të vazhdojë bashkëpunimi Gjermani-Maqedoni

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser sot ka vizituar Komunën e Dibrës, ku është takuar edhe me kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Lata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me kryetarin Lata, kemi biseduar për shumë çështje. Ai më ka njoftuar me gjendjen ekonomike të komunës, më tregoi për qytetarët e Dibrës, të cilët me vite po punojnë në Gjermani, si dhe për mundësinë e mbështetjes së mëtejme të projekteve të cilat janë të rëndësishëm për qytetarët”, theksoi ambasadorja Christine Althauser.

Kryetari i komunës, Ruzhdi Lata, theksoi se për momentin marrëdhëniet ndërjmet Gjermanisë dhe Maqedonisë janë më të mira edhe për shkak të emigrantëve nga Dibra që jetojnë në Gjermani./Telegrafi/

Exit mobile version