Site icon Telegrafi

Althauser: Me rëndësi është 11 dhjetori, por edhe hapat pas zgjedhjeve

Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Christine Althauser, ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni janë ngjarje e veçantë, veçanërisht për tejkalimin e krizës politike dyvjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Edhe tre javë do të ndodhin zgjedhjet në Maqedoni, kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që ky proces të zhvillohet në mënyrë të drejtë, të jetë i rregullt dhe të përfundojë sa më mirë. Më 11 dhjetor do të jenë zgjedhjet, kurse më të rëndësishme janë edhe hapat më pas që do të ndërmerren’, tha Althauzer, gjatë diskutimit shkencor për gjyqësorin dhe rishikimin e dënimeve.

Althauzer, është përgjigjur edhe në lidhje me pyetjen e gazeatëve për PSP-në, ku deklaroi se puna e PSP-së është e një rëndësie të veçantë. /Telegrafi/

Exit mobile version