Site icon Telegrafi

Althauser: Politikanët të veprojnë si futbollistët

Sot në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) është promovuar projekti „Futbolli pakufi“, ku mysafir ishin edhe ambasadorja gjermane, Christine Althauser dhe ajo franceze, Laurence Auer, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, ambasadorja gjermane tha se të gjithë politikanët duhet të punojnë bashkarisht, për të ardhur deri te një zgjidhje për krizën politike në vend. Althauser tah se projekti i futbollit i afron të rinjtë dhe se është një lojë gjithpërfshirëse, ku lojtarët duhet luajnë bashkarisht, për të arritur rezultat, diçka që vlen edhe për politikën./Telegrafi/

Exit mobile version