Site icon Telegrafi

Althauser: Gjermania është mike e Maqedonisë dhe e gatshme për ta ndihmuar

Ambasadorja gjermane në Shkup, Christine Althauser, ka deklaruar se Gjermania është mike e Maqedonisë dhe qëndron e gatshme që të vazhdojë me mbështetjen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E pyetur për deklaratat e Ivanovit për gjoja informim të rrejshëm të saj në MPJ-në gjermane, Althauser tha se ka marrëdhënie të shkëlqyera profesionale me kryetarin Ivanov dhe se puna esaj në Berlin është vlerësuar shumë nga MPJ-ja gjermane.

Ajo nuk dha ndonjë koment tjetër përpos një proverbë, ”sa më shumë armiq, aq më shumë nderë për mua”. Deklarata e saj u bë në konferencën e Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version