Site icon Telegrafi

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit në Shqipëri 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se e shtuna do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me vranësira të konsiderueshme.

Në një njoftim në Facebook bëhet e ditur se në të gjithë territorin do të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta të izoluara shiu përgjatë maleve në orët e mesditës deri pasdite, kryesisht në vendet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 29 °C , në vendet e ulëta: 21 / 33 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version