Site icon Telegrafi

Alternime kthjellimesh dhe vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme por të ftohta këtë të enjte.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla e mjegullina kalimtare.

Përgjatë akseve rrugore në zonat malore ka prezencë të akullit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -3 deri 3°C, në zona e ulëta -2 deri 12°C, në zona bregdetare 2 deri 12°C, raporton Top Channel. /Telegrafi/

Exit mobile version