Alternativa ka reaguar për procesin zgjedhor në Universitetin e Tetovës, prej ku thonë se zgjedhja e rektorit të ri ka qenë në një proces komprometues.
“Kundërkandidatët tërhiqen nga gara dhe akuzojnë se ka pasur presion ndaj stafit akademik, duhej të ishte alarm për ministrin e Arsimit dhe Shkencës që ato zgjedhje t’i shpallë jolegjitime dhe të shpallë zgjedhje të tjera që do mbaheshin në mënyrë të rregullt e të drejtë, pa lënë dyshime për procesin zgjedhor”.
“Ne e respektojmë autonominë e UT-së, si një universitet i ngritur me gjakun dhe djersën shqiptare në Maqedoni, andaj nuk dëshirojmë të mbajmë anën e askujt, por dëshirojmë ta shohim një rektor të zgjedhur në mënyrë dinjitoze e të pranuar nga të gjithë në atë institucion të lartë arsimor, si dhe larg ndikimit të partisë “non grata””, thonë nga Alternativa./Telegrafi/