Site icon Telegrafi

Alternativa vendosi për postet, Bekim Sali ministër i Shëndetësisë

Nga Alternativa pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore kanë bërë të ditur emërimet e kuadrove nga kjo parti. Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, më poshtë janë personat që sot janë emëruar nga kjo parti si bartës të funksioneve në Kuvend, Qeveri dhe dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:

Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Nga Alternativa njoftojnë se në mbledhjen e sotme janë caktuan edhe bartësit ose drejtuesit e disa institucioneve të tjera publike, por të njëjtit do të publikohen ditëve në vijim.

Exit mobile version