Site icon Telegrafi

Alternativa tjera për furnizim me miell

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, nuk i quan problematike paralajmërimet e Serbisë se, do të ndalojë eksportin e miellit vetëm për Kosovën.

”Kosova nuk varet nga tregu u Serbisë, ngase ka edhe alternativa të tjera”, tha ai. Për furrtarët ndërkaq, ky paralajmërim paraqet problem serioz.

Ndërkaq, për qytetarët ngritja e çmimit të bukës, ndikon ndjeshëm në shportën e tyre familjare.

Çmimi i bukës, vazhdimisht është duke u rritur në vend nga 0.25 cent tash një bukë ka shkuar deri në 0.45 cent. /Telegrafi/

Exit mobile version