Site icon Telegrafi

Alternativa të dielën do të vendos se a do të marrin pjesë në shumicën e re parlamentare

Partia Alternativa përmes një kumtese njofton se me vëmendje ngjarjet politike në vend dhe se qëndrimin final për pjesëmarrje në shumicën e re parlamentare do ta vendosin ditën e diell,

“Kryesia më e ngushtë e Alternativa-s është në koordinim të vazhdueshëm. Me vëmendje jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrethanat të cilat i prishin principet mbi të cilat është dashur të mbështetej koalicioni Evropian.

Posaçërisht mënyra me të cilën dikush e nënçmon performancën tonë para 12 muajve për shpëtim të shumicës parlamentare, përzgjedhja e Dimitar Kovaçevski si kryeministër dhe si pasojë e kësaj sigurimi i bisedimeve me BE. Në përputhje me përcaktimet statusore sot kemi vendosur që qëndrimin final do ta ndërtojmë në seancën e Kuvendit Qendror që do të mbahet të dielën me fillim në orën 16:00 në selinë partiake në Tetovë.

Gjithnjë duke udhëhequr nga ajo se çfarë është mirë për të ardhmen e shtetit dhe për të ardhmen e Alternativa. Arsyetojmë me maturi, pa emocione të vetëdijshëm plotësisht për sfidat të cilat na presin. Edhe njëherë potencojmë se nuk do të biem në grackën e cila na është vënë”(sec), thuhet në njoftimin e Alternativës.

Nga atje thonë se nuk do të lejojnë minimum hapësirë që Alternativa në çfarëdo mënyrë vet të kontribuojë për proceset që do të pasojnë në mënyrë të pashmangshme./Telegrafi/

Exit mobile version