Telegrafi

Alternativa sot vendos nëse do qëndrojë në Qeveri apo do largohet

Pas rikonstruimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me hyrjen e ASH-së në Qeveri, sot Alternativa ka paralajmëruar mbledhje me Kuvendin Qendror për të diskutuar se a do të qëndrojë ose do ta lëshoj Qeverinë.

Takimi do të mbahet sot në Tetovë nga ora 16:00. Nga AAA thanë se edhe nëse nuk do jenë pjesë e zgjerimit të Qeverisë ata do ti përkrahin ndryshimet Kushtetuese.