Site icon Telegrafi

Alternativa i reagon BDI-së: Zhytuni në baltën tuaj edhe pak, pas zgjedhjeve do të jepni llogari

Pasi BDI njoftoi se ministrat dhe funksionarët nga kjo parti kanë nënshkruar dorëheqjet, që do të hyjnë pasi OBRM-PDUKM të votojë ndryshimet kushtetuese, kanë reaguar nga Alternativa.

Nga kjo parti opozitare këtë veprim e quajnë PR ndërsa thonë se pushteti nuk i ka 2/3 e votave.

“Dyfytyrësia e sotme e Ahmetit, Grubit dhe klaneve të tyre dëshmon për disa gjëra. E para, se shumica parlamentare është shumë larg nga 2/3 e shumicës për ndryshimet e dëshiruara kushtetuese. E dyta, Ahmeti, Grubi dhe klanet e tyre dëshmuan se janë në panik për atë që pason. E treta, pas një skenari të PR-it të heroizmit të rrejshëm, tashmë të parë, sikurse “Pse jo”, përsëri po tentojnë që ta defokusojnë opinionin nga njollat e tyre korruptive dhe politike. AlternAtiva porosit, zhytuni në baltën tuaj edhe pak, sepse pas zgjedhjeve parlamentare, kurdo që të ndodhin ato, do të jepni llogari para organeve gjyqësore për të gjitha padrejtësitë e bëra ndaj popullit shqiptar. Ora po ecën!”, thonë nga Alternativa.

Exit mobile version