Subjekti më i ri politik Alternativa, e themeluar nga Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda, në zgjedhjet e 11 qershorit nuk do të hyjnë në garë vetëm.
Alternativa sot ka nënshkruar koalicionin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku së bashku synojnë fitoren dhe t’i japin fund PDK-së si partia e parë.
E një entuziazëm i tillë për fitore nuk është parë vetëm tek themeluesit e Alternativës por edhe tek anëtarët e tjerë të këtij subjekti, transmeton Telegrafi.
“Foto nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm. Plot entuziazëm drejt fitores!”, ka qenë mbishkrimi i një fotografie të publikuar në faqen zyrtare të Alternativës./Telegrafi/