Site icon Telegrafi

“Alternativa” nga nesër zyrtarisht në skenën politike, zgjedh Mitrovicën për tubimim hapës

Partia më e re në Kosovë e cila është paralajmëruar nga Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda, nga nesër do të jetë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Veriu.info mëson se “Alternativa” nesër në ora 11:00 në Mitrovicë do të mbajë tubimin hapës.

Siç ka mësuar portali Veriu.info Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda kanë zgjedhur pikërisht Mitrovicën, qytetin më të ndjeshëm në Kosovë, për të prezantuar plan-programin e tyre.

Se a do të këtë figura të konsumuara politike apo personalitete të papërfshira deri më tash në politikë, kjo mbetet të shihet nesër, shkruan Veriu.info.

Ndryshe, ka rreth një vit që Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda kanë paralajmëruar sjelljen e një subjekti të ri në skenën politike të Kosovës.

Exit mobile version