Site icon Telegrafi

Alternativa largohet nga koalicioni me LDK-në

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka konfirmuar se partia e saj me nuk do të jetë pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai ka thënë për Telegrafin se arsyet e largimit janë vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të Alternativës për të prezantuar politikat e subjektit jashtë Grupit Parlamentar të LDK-së.

“Bashkëpunimi me LDK do të vazhdojë në bashkërenditje të aktiviteteve opozitare në Kuvendin e Kosovës. Qëndrimet e Alternativës mbesin të pandryshuara, sa i përket: Dialogut me Serbinë, pa asnjë ndryshim të kufijve të Kosovës dhe ndalimit sa më të shpejt të keqqeverisjes nga Qeveria Haradinaj.

Alternativa do të vazhdojë të jetë opozitë e fortë në Kuvendin e Kosovës deri në ndaljen e atyre që vetëm dëm po i sjellin vendit, dhe këta janë, Presidenti dhe Qeveria aktuale”, ka theksuar Kusari – Lila. /Telegrafi/

Exit mobile version