Telegrafi

Alternativa Demokratike Shqiptare pritet t’i ketë katër deputetë në Parlamentin e Serbisë

Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.

Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate.

Partia e Vuçiqit ka marrë 180 mandate, SPS e Ivica Daçiqit 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiq 11 mandate, etj.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe lokale u mbajtën sot në Serbi.

Zgjedhjet u mbajtën edhe në Kosovë, nën mbikëqyrjen e OSBE-së.

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Sipas sondazheve të fundit, një betejë shumë më e madhe do të zhvillohet për futjen në Kuvend të partive të tjera. Në zgjedhje kandidojnë 21 lista të ndryshme

Vuçiqi është në pushtet prej tetë vjetësh- në postin e kryeministrit dhe presidentit, njofton tch.