Telegrafi

Alpinistja tregon shkathtësinë duke u ngjitur në shkëmb pa përdorur duart (Video)

Irena Ilic nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka treguar shkathtësinë e mahnitshme, duke u ngjitur në shkëmb në një formë shumë të pazakontë.

Për alpinisten 26-vjeçare, nuk ishte e nevojshme të përdorte duart, teksa kaloi në pjesën e sipërme, duke kaluar nëpër një sipërfaqe shumë të pjerrët, transmeton Telegrafi.

“Kjo është hera e dytë që ngjitem në ambient të jashtëm, më parë e kam shfrytëzuar vetëm palestrën për këto lëvizje” ka thënë Ilic.

Sipas saj, nuk është e domosdoshme të përdoren duart, pasi fuqia e këmbëve është më e madhe se që nde mendojmë.

Deri në ngjitjen në maje, asaj nuk iu nevojitën më shumë se shtatë hapa, deris merrte mbështetje na shoqëria që e kishte pranë. /Telegrafi/