Irena Ilic nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka treguar shkathtësinë e mahnitshme, duke u ngjitur në shkëmb në një formë shumë të pazakontë.
Për alpinisten 26-vjeçare, nuk ishte e nevojshme të përdorte duart, teksa kaloi në pjesën e sipërme, duke kaluar nëpër një sipërfaqe shumë të pjerrët, transmeton Telegrafi.
“Kjo është hera e dytë që ngjitem në ambient të jashtëm, më parë e kam shfrytëzuar vetëm palestrën për këto lëvizje” ka thënë Ilic.
Sipas saj, nuk është e domosdoshme të përdoren duart, pasi fuqia e këmbëve është më e madhe se që nde mendojmë.
Deri në ngjitjen në maje, asaj nuk iu nevojitën më shumë se shtatë hapa, deris merrte mbështetje na shoqëria që e kishte pranë. /Telegrafi/