Një grua nga Teksasi ka incizuar incidentin kur është sulmuar nga bizoni, e me këtë video ka dërguar një mesazh të qartë të gjithë alpinistëve.
Rebecca Clark po bënte alpinizëm në parkun Caprock Canyons në Teksas, që frekuentohet shumë nga bizonët, transmeton Telegrafi.
Derisa po ecte hasi në tufën e kafshëve që ishin pak metra larg shtegut ku ajo po ecte. Filmoi tërë ngjarjen dhe e publikoi në TikTok.
Në video shihen sesi me kujdes tenton t’i afrohet bizonit. Në fillim dukej se nuk ka rrezik, por një prej tyre i vërsulet dhe ajo fillon të ikë.
Clark pranoi se bizoni ia kishte ngulur brinjët, por se i është dashur shumë kohë të arrijë në spital, pasi nuk kishte munduar t’i telefonojë ndihmës së shpejtë si pasojë e sinjalit të dobët në telefon.
Megjithatë një mesazh i saj arriti te miqtë dhe familjarët që alarmuan autoritetet. Një helikopter u nis drejt vendit të ngjarjes për ta marrë.
Ajo thotë se videon e ka postuar me qëllim, që të paralajmërojë edhe alpinistët e tjerë për rrezikun që u kanoset nëse i afrohen bizonëve kur janë në tufë. /Telegrafi/