Nick Pentecost ka qenë duke e bërë shëtitjen e përditshme në pjesën malore të Preseli në Wales, kur e ka parë një njeri misterioz tërësisht të zhveshur.
Për më se 25 minuta, ai është sjellë nëpër atë hapësirë, derisa është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.
“Ishte pasditja më e çuditshme ndonjëherë. Nuk e kalova shtegun nëpër të cilin eci çdo ditë, sepse nuk doja t’i afrohesha këtij njeriu”, ka thënë Pentecost lidhur me rastin.
Ai ka qëndruar për gjysmë ore në një vend për të pushuar, ndërsa e ka fotografuar nga larg alpinistin bizar, që nuk dukej se ishte i dhunshëm. /Telegrafi/