Yevgeny Tikhonov është gjendur i ngrirë, i kapur për kulmin e një konvikti në Kamerovo të Siberisë.
Rrethanat misterioze të kësaj ngjarjen ende nuk janë zbuluar, ndërsa nuk dyshohet se 26-vjeçari të ketë bërë vetëvrasje, transmeton Telegrafi.
Në momentin që u gjet, ai ishte pa jetë, me akull poshtë këmbëve dhe kokën e mbuluar me borë.
Skenën e tmerrshme që ndodhi në afro 15 metra lartësi, e ka parë një nxënëse e re, që lajmëroi kalimtarët e rastit.
Trupi tij besohet se ka qëndruar aty për një kohë, por banorët mendojnë se përfundoi aty vetëm dy orë para se të gjendej.
E tëra që dihet, se gjatë natës kur ndodhi tragjedia, temperatura kishte rënë në minus 27 gradë Celsius.
Tikhonov ishte i njohur si ngjitës profesionist, që punon në riparimin e dëmtimeve të ndryshme në lartësi, Por nuk kishte ndonjç angazhim në konviktin ku u gjet.
Policia, hetuesit dhe garda ndërkombëtare ruse, kanë nisur hetimet për të zbuluar ngjarjen. /Telegrafi/