Telegrafi

Alpinisti gjen vëllanë në majë të malit pas 30 vitesh

David Evans, 70-vjeçar, ishte shokuar kur “u mor në ngryk” nga vëllai i tij Rowan, 66-vjeçar, i cili kishte emigruar në Australi në vitet e 70-ta, raporton The Sun.

Rowan kishte kuptuar se vëllai i tij i madh po planifikonte të ngjitet në bjeshkët e Uellsit Perëndimor në ndihmë të një bamirësie për luftimin e kancerit.

Prandaj ai kishte udhëtuar për në Britani të Madhe dhe kishte pritur këtë ngjarje për ta befasuar vëllanë e tij, gruaja e të cilit kishte vdekur vitin e kaluar nga kanceri.

David, nga qyteti Bridgend i Uellsit Perëndimor, ka thënë: "Ishte diçka si nëpër filma. Pashë diçka duke dalë nga mjegulla dhe mendova, ‘Ai po duket si vëllai im’.

"Të dytë filluam të qajmë. Kurrë nuk do të harrojë këtë gjë", ka thënë ai.