Telegrafi

Alpinistët u rrëzuan nga vetëtima që shkrepi në një maje mali, shpëtuan të pa lënduar (Video)

Derisa po vizitonin një maje mali në Spanjë, dy alpinistë u rrëzuan si pasojë e shkrepjes së një vetëtime.

Magda Gallardo dhe bashkëshorti Marcel, po pozonin për fotografi kur ndodhi goditja dhe i la të pafuqishëm të qëndronin në këmbë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, ata shpëtuan të pa lënduar, megjithëse deri sa nuk e panë materialin në kamerë, nuk e dinin se çfarë saktësisht kishte ndodhur.

Megjithëse qielli ishte i hapur, moti ndryshoi ku u ngjitën në 1,700 metra të malit Massif dhe vetëtima i qëlloi në afërsi.

Familjarët e tyre kanë mbetur të habitur, se si i shpëtuan vetëtimës, ndërsa u mahitën duke iu sugjeruar të blejnë tiketë lotarie, sepse fati është në anën e tyre. /Telegrafi/