Alpinistët të cilët u gjetën të vdekur në majën e malit Kajmakçalan, kanë pasur probleme serioze para se të ndodh tragjedia.
Grupi i atyre që u ngjitën deri në maje u përballën me erën e fortë prej 150 kilometrave në orë dhe temperatura prej – 20 gradë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
28-vjeçarja Kalina Velevska, së bashku me 35-vjeçarin A.M humbën jetën pasi mbetën të bllokuar në bjeshkën Nixhe.
Me ndihmën e helikopterit, 3 makinave dhe 13 personave nga shërbimet për shpëtim, dy trupat sot u nxorrën nga bjeshkët dhe u konstatua vdekja e tyre./Telegrafi/