Telegrafi

Alpinistët lakuriqë çmendin zviceranët

“Si do të ndjeheshit ju kur gjatë shëtitjes në natyrë të ndesheshit me një grup njerëzve të zhveshur”?, ka deklaruar Markus Doerig, zëdhënësi i kantonit Appenzell Innerrhoden.

Mirëpo, autoritetet shpejt e kanë kuptuar se janë tërësisht të pafuqishëm: kur policia e ka arrestuar një grup gjermanësh tërësisht lakuriq me çanta në shpinë, e ka zbuluar se nuk ekziston ndonjë ligj që e ndalon këtë aktivitet, shkruajnë mediat botërore.