Telegrafi

Alphonse Areola e dëshiron qëndrimin te Real Madridi edhe në sezonin e ri

Alphonse Areola ka bërë të ditur se ai dëshiron të qëndrojë te Real Madridi, pavarësisht se nuk po luan shumë.

Portieri francez u transferua në verën e kaluar te Los Blancos nga Paris Saint-Germain si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Keylor Navasin që kaloi në Parkun e Princave.

Sipas asaj që raporton Marca, Zinedine Zidane është shumë i lumtur me kontributin e 27-vjeçarit dhe dëshiron që ai të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

Areola do të vazhdojë të jetë zgjedhja e dytë edhe për sezonin e ri, derisa do të merret vendim për Luca Zidanen dhe Andriy Lunin.

Lexo po ashtu Areola synon të jetë titullar te Real Madridi

Kontrata e Lucas skadon në fund të qershorit dhe vështirë se mundtë qëndrojë atë, duke lëvizur te ndonjë skuadër tjetër spanjolle.

Në anën tjetër, Lunin do të tentojë të zë vendin e Areolas, derisa vlerësohet shumë nga mediat spanjolle për talentin e tij. /Telegrafi/