Telegrafi

Alonso nuk garanton të ardhmen në Liverpool

Alonso një kohë të gjatë lidhet me një transferim në Real Madrid, dhe vetë nuk e ka fshehur dëshirën për të kaluar te klubi mbretëror.

Rafa Benitez nuk heq dorë lehtë nga Alonso, por prioritet i tij është të mbajë në ekip Javier Mascheranon, i cili dëshiron të transferohet në Barcelona.

“Është vështirë të jap çfarëdo garancie. Tash thjesht po kënaqem në Tajlandë”, ka deklaruar Xabi Alonso për Daily Mirror.

Alonso nuk ishte pjesë e ndeshjes së mbrëmshme miqësore në të cilën Liverpooli luajti barazim 1-1 me kombëtaren e Tajlandës.