Telegrafi

Alonso: Nuk duhet të bëhemi si Barcelona

“Ne nuk duhet të synojmë që të luajmë si Barca, por në vend të kësaj të bëhemi ekip i mirë. Ky është projekt i ri me lojtarë të rinj dhe me një president të ri. Tani për tani jemi në fazën kur po vendosen gjërat dhe në fund do të del rezultati. Nuk na duhen ndryshimet”.

“Mënyra më e mirë për të harruar ‘el Classicon’ ndaj Barcelonës do të ishte një fitore ndaj Almerias të enjten. Janë edhe 21 pikë për t’u fituar. Nëse ne i marrim të gjitha pikët dhe nëse të njëjtën gjë e bën Barcelona atëherë ne duhet t’ua zgjasim dorën atyre”, deklaroi Alonso. /Telegrafi/