Telegrafi

Alonso: Nuk do ta detyroj Liverpoolin të më lirojë

Real Madridi ka kaluar disa javët e fundit duke u shtyrë me Liverpoolin për të marrë Xabi Alonson në Santiago Bernabeu dhe ende nuk ka shenja se kjo mund të ndodhë.

“Gjithmonë është një ndjenjë e mirë kur Madrid ju dëshiron, veçanërisht kur merr parasysh fazën e karrierës në të cilën jam tash”, ka thënë Alonso.

“Por në këtë aspekt, siç kam thënë gjithmonë, nëse kjo do të ndodhë ose jo nuk varet nga unë. Është një çështje që i përfshin tre palë, përfshirë edhe mua. Nuk dua ta detyroj askënd. Më pëlqen të bisedoj”, ka shtuar spanjolli.