Telegrafi

Alonso nuk brengoset për problemet në motor

Seanca e parë stërvitore përfundoi shpejtë pas problemeve me motor, të cilat u shfaqën edhe në garën e Bahrejnit kur motori i Alonsos u përfshi nga flakët.

“Nuk po brengosem. Të premteve nga tani do të përdorim motorët e vjetër edhe pse kjo është rrezik. Gjithçka po shkon sipas planit”, tha Alonso.

Alonso ka vetëm edhe gjashtë motorë të mbetur nga tetë të lejuar për këtë sezon. /Telegrafi/