Telegrafi

Alonso: Mourinho është krijuar për ndeshje të mëdha

“Më pëlqen të punoj me të. Ai më ka bërë të përmirësohem si lojtar dhe po mësoj shumë gjëra prej tij se si të bëhem menaxher një ditë”.

“Mourinho është i krijuar për ndeshje të tilla si kjo me Unitedin. Mënyra se si ai i përgatit ndeshjet, mënyra se si i analizon kundërshtarët, mënyra se si ai na afrohet neve duke na dhënë epërsinë psikologjike dhe ekstra motivimin, atij i pëlqejnë këto situata”, ka thënë Alonso për The Times./Telegrafi/