Telegrafi

Alonso: Mos e harroni Ferrarin

Dy herë kampioni i botës thotë se ndryshimet e Ferrarit për garën e ardhshme për Çmimin e Madh të Evropës në Valencia, janë vetëm fillimi i asaj që pritet nga kokëkuqja italiane.

“Ne do të kemi zhvillime të tjera për Anglinë dhe Gjermaninë. Valencia nuk është impenjimi ynë i fundit”, theksoi Alonso.

Alonso është 15 pikë prapa liderit në konkurrencën e ngasësve, Lewis Hamilton. /Telegrafi/